Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se është arrestuar një 51-vjeçar, për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Po ashtu është kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur edhe një 20-vjeçar, i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.
Iu riu kishte thyer masën e sigurisë dhe u kap sërish në tentativë për të vjedhur materiale ndërtimi në ambientet e një magazine.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi R. P., 51 vjeç, banues në Durrës, u kap pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, ku ky shtetas punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan 5 doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Sakaq, falë informacioneve të marra nga qyetarët policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po tentonte të vidhte materiale ndërtimi në ambientet e një magazine.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 20-vjeçari ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin E. P., 31 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al