Kenia, shkon në 188 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

schedule09:44 - 3 Maj, 2024

schedule 09:44 - 3 Maj, 2024

Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Kenian prej rreth dy javësh është rritur në 188, njoftoi qeveria e vendit afrikan.

Në një deklaratë nga qeveria keniane thuhet po ashtu se 37 nga të vdekurit si rezultat i përmbytjeve janë fëmijë, ndërsa 90 persona rezultojnë të zhdukur.

Në deklaratë thuhet se më shumë se 165 mijë njerëz në gjithë vendin janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme dhe përmbytjeve.

Hekurudhat e Kenias njoftuan se shërbimet e trenave periferike janë pezulluar në gjithë vendin.

Presidenti Uilliam Ruto kishte urdhëruar Shërbimin Kombëtar të Rinisë që të siguronte tokë për përdorim për kampe të përkohshme për të prekurit nga përmbytjet.

Përveç Kenias, vendet e Afrikës Lindore si Tanzania, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjithashtu të prekura negativisht nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!