Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka sinjale për një sulm ndaj trupave amerikane në Gaza nga Hamasi

schedule07:45 - 3 Maj, 2024

schedule 07:45 - 3 Maj, 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka reaguar pas deklaratave se Hamasi po planifikon një sulm ndaj trupave amerikane në Gaza.

Ai ka thënë se nuk sheh asnjë tregues që Hamasi të ketë në plan një sulm të tillë.
“Unë nuk do të diskutoj informacionin e inteligjencë. Por unë nuk shoh ndonjë tregues për momentin se ka një qëllim aktiv për ta bërë këtë”, tha Austin gjatë një konference për shtyp.

“Duhet thënë se është një zonë lufte dhe një sërë gjërash mund të ndodhin, dhe një sërë gjërash besoj që do të ndodhin”, shtoi ai.

/abcnews.al/