Mund të thuhet se kapën finalen e UEFA Europa League. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen po vazhdojnë sezonin e tyre magjik, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje janë pranë një tjetër fitore të madhe, me djemtë e Xabi Alonso që kanë arritur të dyfishojnë shifrat, përballë “Verdhekuqve”, të Roma.
Pasi merr një pasim të shkurtër, nga Stanicis, “shkatërruesi” gjerman i mesfushës, Robert Andrich lëshon një “silur” nga jashtë zone, me topin që përfundon pas shpatullave, të Svilar, duke nisur kështu festën në kampin gjerman. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al