Artan Hoxha: Atentatorët ndaj prokurorit, të porositur

schedule08:11 - 7 Nëntor, 2019

schedule 08:11 - 7 Nëntor, 2019

I ftuar në studion Juli Xhokaxhi, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi ndër të tjera se atentatorët ndaj makinës së prokurorit Ndoj dhe personave që e shoqëronin nuk kishin lidhje direkte me ta, pra sipas tij janë të porositur.

“Prokuroria i ka të gjitha mundësitë që të verifikojë se çfarë ndodhi në atë mjet, kjo çështje pistën kryesorë  e ka goditje për shkak të detyrës”, tha Hoxha mbrëmë në “Byro Politike”.

Gjatë emisionit gazetari Hoxha ka reaguar me kritika për mënyrën sesi vepron Prokuroria në Shqipëri.

“Kryeministri dhe zëvendëskryemistri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që skanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”, u shpreh gazetari Artan Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!