Balla jep afatin: Do rrisim pagat për punonjësit e Policisë

schedule09:55 - 2 Maj, 2024

schedule 09:55 - 2 Maj, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat konfirmoi se nga data një korrik, do të ketë rritje pagash për punonjësit e Gardave.

Balla shtoi ky vlerësim financiar vjen prej fondit në buxhetin e shtetit prej 400 milonë dollarësh, prej të cilit do përfitojnë edhe punonjës të sektorëve të tjerë.

“Sa i përket pagave për punonjësit e Gardave, tha se vijojnë diskutimet intensive dhe se synohet që më 1 korrik të realizohet një pritshmëri shumëvjeçare dhe të ketë një rritje të pagave që sipas tij vjen për shkak të mirë-menaxhimit financiar”, tha ai.

Sipas ministrit, këtë vit në fokus të punës së tyre është garantimi i sigurisë publike duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të vizitorëve të huaj që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

/abcnews.al/