Zgjerimi i fundit i BE/ Krisafi: Synimi të përafrojë vendet e Ballkanit Perëndimor

schedule13:35 - 1 Maj, 2024

schedule 13:35 - 1 Maj, 2024

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për zgjerimin e fundit të Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se synimi i Bashkimit Evropian është të përafrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe ka bërë që BE të kthejë sytë në vendet ballkanike.

Është një proces që po ecën shumë ngadalë. Janë hapur kapitujt, por nuk janë mbyllu. Nëse bëjmë një krahasim me 30 vite më parë, e kuptojmë se Ballkani Perëndimor nuk është afër të të qenit në Bashkimin Evropian. Ka një hendek të madh mes Ballkanit Perëndimor edhe BE. Nuk po mbyllet ky hendek dhe ndaj kjo është një arsye pse Ballkani është kështu. Nëse do ishim si Polonia, sot do ishim pjesë e BE.

Zgjerimi i fundit ka qenë ai i Kroacisë. Lufta në Ukrainë i zgjoi të gjithë nga gjumi. Vende si Serbia ka bërë hapa pas. Është goditur integrimi i saj evropian. BE e sheh që këto vende nuk përmbushin standardet. Por vendimi do jetë politik. Sot BE pas 20 vitesh përballet me probleme të mëdha të emigracionit, inflacionit. Ka një ndarje mes Lindjen dhe Perëndimit. Edhe vetë BE është një lloj amullie dhe është duke ri gjetur veten pas 20 vitesh.

Ka pasur kërkesa që në vitin 2003, por diferencat janë shumë të mëdha. Ballkanit Perëndimor i mungojnë fondet. Ka qenë një përpjekje siç ishte Procesi i Berlinit. Ka disa ide që Ballkani Perëndimor mund të ketë integrim me pjesë. Ka disa mënyra se si Ballkani Perëndimor të bashkohet me BE.

BE synon të përfarojë vendet e Ballkanit Perëndimor. S’mund të bëhesh pjesë e unionit direkt pasi ka pasoja.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!