Senati i SHBA miraton projektligjin që ndalon importin e uraniumit rus

schedule12:10 - 1 Maj, 2024

schedule 12:10 - 1 Maj, 2024

Senati amerikan ka votuar projektligjin për ndalimin e importeve të uraniumit nga Rusia, pasi Uashingtoni po rrit presionin mbi Moskën më shumë se dy vjet pasi Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Projektligji, i cili u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në dhjetor, u votua njëzëri nga senatorët të martën. Presidenti i SHBA  oe Biden pritet të nënshkruajë projektligjin për të hyrë në fuqi.

Ndalimi i importit të uraniumit do të hyjë në fuqi 90 ditë pas miratimit të tij dhe do të skadojë më 31 dhjetor 2040.

Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA vlerëson se centralet bërthamore amerikane importuan rreth 12% të uraniumit të tyre nga Rusia në vitin 2022, vit kur trupat ruse kaluan kufirin me Ukrainën.

Uashingtoni ndaloi importet ruse të naftës dhe vendosi kufirin e çmimit të eksporteve ruse të energjisë në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!