Po luhet takimi mes Lokomotivës së Moskës dhe Juventusit, takim që pas 12 minutash, është në rezultatin 1-1. Ishin bardhezinjtë e Sarrit ata që shënuan të parët, që në minutën e katërt të sfidës. Aaron Ramsey “i vjedh” golin Cristiano Ronaldos, pasi shtyn topin drejt portës së boshatisur pas tentativës së portugezit.
Festa e Juventusit do të zgjaste vetëm 8 minuta, pas Lokomotiva do të barazonte. Sulmuesi Miranchuk në dy tentativa ndëshkon Juven. Gjuajtja e tij e parë me kokë ndalet në shtyllë, por me topin që i rikthehet, nuk e ka të vështirë të shënojë./abcnews.al
UEFA Champions League
L. Moscow – Juventus 1-1
Miranchuk 12′ / Ramsey 4′