Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë në lëvizje avokatët e tij për të penguar publikimin e një libri, në të cilin jepen shumë detaje për jetën e tij presidenciale. Gjithashtu grupi i avokatëve kanë kërcënuar me padi penali ish-shefin e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.
Avokatët e presidentit e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po kërkojnë të ndalojnë publikimin e një libri që përmbanë informacione të detajuara lidhur me presidencën e tij. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane. Me anë të një letre, ata i kërkojnë autorit Michael Wolff që të “ndalojë menjëherë dhe të heqë dorë nga çdo botim i mëtejshëm, publikim ose shpërndarje të librit”. ““Zjarr dhe tërbim: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”, pritet të publikohet zyrtarisht të martën që vjen.
Në libër përmenden vazhdimisht citime të ish-shefit të strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon. Mes shumë deklaratave shpërthyese, siç po cilësohen nga mediat amerikane, Banon ka thënë për autorin e librit se takimi mes Donald Trump Junior dhe një grupi rusësh duhet të konsiderohet si “tradhëti”.
Për këtë avokatët e presidentit amerikan Donald Trump i dërguan ish-zyrtarit të administratës së Shteteve të Bashkuara një letër paralajmërimi se aim und të ndiqet penalisht. Ata pretendojnë se ai ka shkelur një marrëveshje duke folur me autorin e librit “Zjarr dhe tërbim: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”. Në libër Bannon flet për Presidentin, anëtarët e familjes dhe shoqërisë së tij. Ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka “zbuluar informacione konfidenciale tek autori Michael Wolff dhe ka dhënë deklarata denigruese dhe në disa raste deklarata krejtësisht shpifëse”. Kështu shkruan media amerikane “New York Times”, duke cituar letrën e avokatëve të Trump.
Më herët edhe vetë presidenti amerikan me anë të një deklarate komentoi librin, i cili nuk ka dalë ende në shitje. “Ish-shefi i strategjisë i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, jo vetëm që ka humbur punën e tij por ai ka humbur dhe mendjen”, thekson Trump. Ndërsa zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë e konsideroi qesharake “akuzën për tradhëti të bërë nga Steve Bannon për Donald Trump Xhunior”. Ndërsa shton se përmbajtja e librit është gjitha false dhe një mashtrim./abcnews.al