Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të shitur doza kanabisi në Shkodër.
Sipas informacioneve të policisë, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër. /abcnews.al

