Lëvizte i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër

schedule12:12 - 28 Prill, 2024

schedule 12:12 - 28 Prill, 2024

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 30-vjeçari. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 30 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/