Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar atij që të mos japë dorëheqjen si kryeministër, pas akuzave për korrupsion ndaj gruas së tij Begonja Gómez.
Votuesit e Partisë Socialiste të Punëtorëve të Sánchez (PSOE) mbanin pankarta me mbishkrimet “Pedro, mos u dorëzo” dhe “Demokracia po, fashizmi jo”, si dhe flamuj socialistë dhe LGBT.
“Siç mund ta dini tashmë, gjykata në Madrid ka hapur një procedurë paraprake kundër gruas sime Begonja Gomez, me kërkesë të organizatës së ekstremit të djathtë Clean Hands, për korrupsion”, tha ai në një deklaratë të mërkurën në X.
/abcnews.al