Kanye West është një hap larg themelimit të një kompanie të prodhimit të pornografisë

schedule10:36 - 27 Prill, 2024

schedule 10:36 - 27 Prill, 2024

Kanye West nuk ndalon kurrë së pasuri ide, dhe sërish planet e tij të biznesit kanë marrë një rrugë krejtësisht të ndryshme nga industria e muzikës. Sipas mediave të huaja, reperi po mendon të krijojë kompaninë e tij me filma erotikë.

Sipas TMZ, Kanye West e ka pasur këtë ide për një kohë, por tani është në diskutime të avancuara për ta realizuar atë. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur pikën përfundimtare, kështu që nëse diçka nuk shkon keq, është vetëm çështje kohe që të fillojnë përgatitjet.

Kanye West po mendon të ndërtojë një studio të tërë nga e para për të bërë filma porno, që do të jetë një shtesë e re për kompaninë e tij Yeezy. Reperi ka kontaktuar me ish-bashkëshortin e Stormi Daniels, Mike Moss, i cili është një producent filmash, me qëllim që ta ndihmojë atë.

Burimet thonë për TMZ se dëshira e Kanye West është që kompania e prodhimit të filmave për të rritur të fillojë menjëherë dhe jo në një moment në të ardhmen. Në veçanti synimi i tij është që para ardhjes së verës të ketë në duar filma.

Ky vendim i Kanye West nuk i befasoi fansat e tij, pasi ai vetë ka folur shumë për pornografinë ndër vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!