Lufta në Ukrainë, OKB: Rritje e ndjeshme e numrit të fëmijëve të vrarë në 2024

schedule12:20 - 26 Prill, 2024

schedule 12:20 - 26 Prill, 2024

Numri i konfirmuar i fëmijëve të vrarë në sulme në Ukrainë është rritur me gati 40% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të vazhdimësisë së sulmeve vdekjeprurëse. Alarmi është dhënë nga UNICEF ​​në bazë të të dhënave të verifikuara nga Kombet e Bashkuara.

Sulmet mes 1 janarit dhe 31 marsit 2024 rezultuan në vdekjen e 25 fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm dy muajsh, ndërsa 9 fëmijë u vranë në sulme në tre javët e para të prillit.

“Ndërsa sulmet vdekjeprurëse vazhdojnë, fëmijët dhe familjet e tyre janë të detyruar të durojnë humbje dhe shkatërrime të mëtejshme”, tha Regina De Dominicis, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, në fund të një misioni në Ukrainë këtë muaj

Sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara, të paktën 600 fëmijë janë vrarë në sulme që nga përshkallëzimi i luftës në vitin 2022. Më shumë se 1350 fëmijë janë plagosur. Numri real i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur është ndoshta shumë më i lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!