“Tartufi” vjen nga Gjilani në Tiranë, çfarë ka të veçantë shfaqja e shkruar nga Molieri në skenën e teatrit shqiptar

schedule09:38 - 26 Prill, 2024

schedule 09:38 - 26 Prill, 2024

“Tartufi” është shfaqja që do të vihet mbrëmjen e kësaj të premte në orën 20:00 në skenën e Art Turbinës.

E shkruar nga Molieri dhe me regji të Qendrim Rijanit, kjo shfaqje është një udhëtim në botën e humorit e hipokrizësë.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, aktorja Autita Agushi dhe drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, kanë treguar se çfarë e bën të veçantë “Tartufin” shqiptar nga shfaqjet e realizuara në botë.

Ata kanë theksuar në veçantë se nuk ka elemente religjoni, pasi vjen si një dramë e ndërthur me notat e komedisë.

“’Tartufi’ është komedia më e luajtur në botë e Molierit. Është vepër klasike, por fatkeqësisht përmbajtja e saj është aktuale dhe në ditët e sotme. Për të kënaqur pasionet tona ne shkatërrojmë dhe familjen. Shtëpia është ajo që ne duhet të jetë vendi më i sigurt dhe të kemi frikë të kthehemi në familjen tonë. Prandaj zgjodhëm këtë shfaqje.

Ne e kemi ruajtur substancën e shfaqjes, e kemi shkurtuar se është shumë e gjatë. Kostumet i kemi nga epoka. Logjika e shfaqjes në tërësi është ruajtur”, tha Aurita.

Në botë janë dhënë formate të ndryshme të shfaqjes, por ajo që vjen në këtë rast, është se nuk është trajtuar si komedi. Elementi religjioz është hequr nga shfaqja, dhe vjen si dramë. Ndoshta dhe për shkaqe regjisoriale dhe mesazhin që do të jepet”, u shpreh Zymberi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!