Roma fiton për Ndicka, një gol i Cristante mban “Verdhekuqtë” në zonën Champions

schedule20:36 - 25 Prill, 2024

schedule 20:36 - 25 Prill, 2024

Mund të sigurohet një fitore për shokun e tyre të skuadrës, i cili gjatë kësaj ndeshjeje u palos në fushë, pas problemeve me frymëmarrjen. “Verdhekuqtë” e Roma-s kanë arritur një tjetër fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa kanë arritur të triumfojnë në pjesën e mbetur, të sfidës ndaj Udinese, në “Dacia Arena”.

Përballja ishte ndërprerë në shifrat, 1 me 1, me golat Pereyra e Lukaku, për secilën skuadër me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 73’-të e më tej u vendos për t’u luajtur në një moment të dytë. Ky moment erdhi pasditen e sotme dhe në përfundimin e sfidës ka ardhur edhe goli i “Verdhekuqve”, me “shkatërruesin”, Bryan Cristante, i cili ka dërguar një asist të Dybala, në rrjetë për të filluar festin në kampin e tij.

Falë kësaj fitoreje, djemtë e teknikut, Daniele De Rossi ngjiten në kuotën e 58 pikëve, duke qëndruar në vendin e 5-të, të tabelës, vetëm katër pikë pas, “Emiljanëve”, të Bologna, megjithatë është një vend i cili i siguron një biletë, për në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e Udinese mbetet në vendin e 17 teksa rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!