MAQEDONI E VERIUT- Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut gara mes partive shqiptare u fitua nga koalicioni i “Frontit Evropian” me kandidatin nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani.
Pavarësisht fitores përballë rivalit Arben Travari nga koalicion i VLEN, Bujar Osmani nuk arriti të dalë në raudin e dytë, i cili mbahet më 8 maj në Maqedoninë e Veriut.
Për këto zhvillime, Bujar Osmani në intervistë për “Real Story”, analizoi procesin zgjedhor, ndërsa tha se shqiptarët me votën e tyre treguan se kush duhet t’i përfaqësojë ato në nivel politik.
Ai shtoi se përçarja e shqiptarëve ishte një nga arsyet se pse emrat e shqiptarëve nuk kaluan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Nëse analizojmë procesin zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votojnë brenda barrierave etnike dhe kjo ishte një arsye se pse nuk mundësoi daljen në raundin e dytë, dhe e dyta, përçarja e votave së shqiptarëve, që ishte e panevojshme dhe u tregua dhe njëherë se vetëm bashkimi bën fuqinë këtu. Brenda kampit politik shqiptar ishte referendum për caktimin e njerëzve sa i takon asaj se kush do t’i përfaqësojë ata në politike bërjen më tutje. Këtu sovrani foli , ishte I qartë, mesazhin e mori dhe përfaqësuesit e komuniteti maqedonas se shqiptarët e përcaktuan fatin e tyre dhe kjo do përkthehet ngjashëm edhe pas dy javësh në zgjedhjet parlamentare”, tha ai.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën për shtyp pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën, tha se pas publikimit të rezultateve ka kontaktuar konkretisht me Arben Taravarin.
Por si e sheh këtë thirrje Bujar Osmani, i cili mes tjerash tha se do ndihej i ofenduar nëse do kishte një ftesë publike nga Mickovski.
Ai shtoi se forcimi i koalicionit të Frontit Evropian është përgjigjja e duhur përballë nacionalizmit ekstrem, që manifestohet nga VMRO-DPMNE.
“Unë do isha shume i ofenduar nëse Mickovski do dilte dhe do më përcaktonte mua si i preferuari I tij dhe do reagoja sigurisht edhe publikisht, pasi ka kaluar koha kur të tjerët përcaktonin se kush I përfaqësoni komunitetet. Sovrani foli, dihet kush është fituesi. Nuk duhet ta përçajmë më votën, duhet ta përforcojmë frontin evropian, pasi fronit mund t’i dalë përballë këtij nacionalizmi të tërbuar, që po tenton t’i hakmerret barazisë në vend”, shtoi ai./n.m.abcnews.al