12 punonjës të policisë që siguronin Burgun e Shënkollit në Lezhë janë ndëshkuar, pasi të burgosurit kanë festuar me fishekzjarre dhe fotot i kanë hedhur në Facebook. Ministria e Drejtesisë njoftoi se ngjarja ka ndodhur në datën 25 dhjetor. Në rrjetet sociale është hedhur një foto në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar brenda ambjenteve të një IEVP-je me sende të ndaluara. Ministria e Drejtësisë pasi kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion. Për këtë arsye ka nisur procedimi penal i të 12 punonjësve të policisë së burgjeve./abcnews.al