Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë: Mund të përfitojnë dhe të tjerë në ditët në vijim

schedule14:59 - 24 Prill, 2024

schedule 14:59 - 24 Prill, 2024

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë edhe persona të tjerë që mund të përfitojnë nga amnistia penale. Por kjo sipas tij do të varet nga proceset gjyqësore që po zhvillohen. Ai deklaroi gjithashtu se po punojnë edhe për punësimin në lidhje me këta persona.

“Deri tani përfitojnë 25 persona, nga të cilët 5 ulje dënimi dhe 20 lirim të menjëhershëm. Jemi në proces akoma, sepse ka pasur procese gjyqësore, dhe në ditët në vazhdim mund të kemi edhe persona të tjerë që mund të përfitojnë nga amnistia. Mund të jenë dhe 4 persona të tjerë dhe gjithmonë do të varet nga vendimi i gjykatave.

Jemi përpjekur që t’i sensibilizojmë të gjithë këta të dënuar që do të jenë në procese gjyqësore dhe mund të përfitojnë në vazhdimësi.

Kemi punuar me formimin profesional për t’i pajisur me certifikata dhe për t’i përgatitur edhe për punësimin nesër pranë zyrës së punës me të cilën kemi folur”, u shpreh ai./abcnews.al