“Kisha dhe 4 muaj”, i dënuari që u lirua nga burgu në Vlorë: Të zgjerohet amnistia

schedule14:52 - 24 Prill, 2024

schedule 14:52 - 24 Prill, 2024

Kanë dalë nga burgu edhe të dënuarit në Vlorë që përfituan nga amnistia penale.  Njëri prej tyre, në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes, tha se i kishin mbetur edhe katër muaj nga dënimi për armëmbajtje pa leje.

Ai bëri thirrje që të zgjerohet amnistia dhe të prekë të dënuar të tjerë.

“Kisha dhe 4 muaj për armëmbajtje pa leje. Amnistinë ta zgjerojnë më shumë për ata të SPAK. Se i kam shokët aty mrapa.”, tha ai.

“Kisha dy vjet. Kisha dhe 4 muaj. Sot ndihem më i lumtur se kurrë”, tha një tjetër.

Kujtojmë që në Vlorë kanë përfituar nga amnistia 25 persona. 20 prej tyre kanë lënë ambientet e burgut ndërsa 5 të tjerë kanë përfituar ulje dënimi. Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë kanë përfituar 88 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!