Një person ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Viktimë ka mbetur Vladimir Muhja, rreth 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
/abcnews.al/