Kërkohet një përmbysje dhe duket se një e tillë do të vijë, në “ferrin” e “Stadio Olimpico”, me “Bardhekaltërit” e Lazio, që kanë arritur të gjejnë golin e parë, në përballjen e dytë të gjysmëfinales, së Kupës së Italisë, ndaj “gjigantëve”, të Juventus.
Vetëm 13 minuta pas nisjes së lojës, “bomberi” argjentinas, Taty Castellanos kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar në rrjetë një krosim perfekt, të spanjollit Luis Alberto, duke nisur festën e të tijve. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al


