Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike, njoftuan mediat. Plani, i cili u miratua me rekomandimin e Avokatit të Popullit të Spanjës, përfshin masa për të parandaluar, riparuar dhe shlyer borxhin me viktimat, tha transmetuesi publik RTVE, duke cituar ministrin e Drejtësisë Felix Bolanos.
Masat, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2027, janë të përshtatura në pesë akse veprimi: njohja dhe dëmshpërblimi, kujdesi për viktimat, parandalimi, edukimi për ndërgjegjësimin dhe zbulimi dhe hetimi i rasteve, ka thënë Bolanos.
Ai ka deklaruar se bisedimet me Kishën, roli i së cilës do të ishte thelbësor në zbatimin e planit, tashmë kanë filluar.
“Kisha e ka njohur ekzistencën e këtyre abuzimeve dhe po punon se si të kompensojë viktimat e abuzimeve që ata njohin se kanë ndodhur”, ka thënë ai.