Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në RMV/ “Bujar Osmani, kandidati i duhur”, Jajaga: Pritet fitore e madhe, hapi i radhës një president shqiptar

schedule16:14 - 23 Prill, 2024

schedule 16:14 - 23 Prill, 2024

Të mërkurën mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në një interviste në emisionin “Balkan Update”, në ABC News, me gazetaren Linda Karadaku, zëvendësministri i Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Tiron Jajaga u shpreh se Fronti Europian është lëvizja historike që ka ndodhur deri më sot, ndërsa u shpreh besimplotë se kandidati Bujar Osmani, pritet të marrë një fitore të jashtëzakonshme.

“Pritet një fitore jashtëzakonisht e madhe, kandidati jonë Bujar Osmani pritet të realizojë shumë vota ditën e nesërme. Fronti Europian është një lëvizje historike që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, të gjithë së bashku kanë kuptuar vlerës se të gjithë bashkë jemi shumë të rëndësishëm”, ka thënë ai.



Më tej ai shtoi se besojnë dhe shpreson që hapi i radhës të jetë zgjedhja e një presidenti shqiptar

“Ne kërkojmë që presidenti shqiptar të zgjidhet në parlament. Shpresojmë që ky të jetë hapi i radhës që mendojmë se do të jetë i realizuar., Shqiptarët patën kryeministrin, tani përse mos ta marrin edhe Presidentin.”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!