Të paktën 35 emigrantë mbyten në brigjet e Tunizisë

schedule15:17 - 23 Prill, 2024

schedule 15:17 - 23 Prill, 2024

Të paktën 16 emigrantë u vranë dhe 28 të tjerë rezultojnë të zhdukur në një anije të mbytur në brigjet e Xhibutit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Kjo është mbytja e dytë e anijes e raportuar nga IOM jashtë Xhibutit në pak javë, pas një incidenti të ngjashëm më 8 prill, në të cilin vdiqën të paktën 38 emigrantë, përfshirë fëmijë.

Përmes një postimi në platformën X, IOM shprehet se “Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga autoritetet lokale dhe IOM janë duke vazhduar. Në varkë ishin gjithsej 77 migrantë, ku mes tyre ishte dhe një fëmijë”.

Roja bregdetare tuniziane gjeti trupat e 19 emigrantëve

Roja bregdetare tuniziane gjeti trupat e 19 emigrantëve që po përpiqeshin të arrinin në ishullin italian të Lampedusa, njoftoi sot roja tuniziane.

Incidenti e çon numrin e vdekjeve të emigrantëve në brigjet tuniziane në afro 200 në katër muajt e parë të këtij viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!