Grupi Hezbollah i Libanit tha se nisi sulme me dronë në dy baza izraelite në hakmarrje për vrasjen e luftëtarëve të tij.
“Hezbollahu nisi një sulm ajror të kombinuar duke përdorur dronë gënjeshtar dhe shpërthyes që shënjestroi dy baza izraelite në veri të qytetit Acre”, tha grupi në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.
Sipas Hezbollah, sulmi ishte “në përgjigje” ndaj sulmit izraelit me dron më herët të martën, i cili vrau Hussein Azqul, që ishte me njësinë e mbrojtjes ajrore të Hezbollahut në Libanin jugor.
Muhammad Attiya, një anëtar i Forcave Radwan, ishte një tjetër anëtar i vrarë në një sulm gjatë natës pranë qytetit Arzon, sipas ushtrisë izraelite.
Sulmi shënon sulmin më të thellë të Hezbollahut në territorin izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza./abcnews.al