Itali/ Studiuesit “identifikojnë” vendin e saktë të varrimit të Platonit

schedule13:26 - 23 Prill, 2024

schedule 13:26 - 23 Prill, 2024

Vendi i saktë i varrimit të Platonit është identifikuar, sipas hulumtimit të Fondacionit Italian të Kërkimeve, i cili u bazua në papiruset nga vendi i Hercolano, pranë Napolit.

Sipas hulumtimit të drejtuar nga papirologu italian Graziano Ranocchia, Platoni u varros në “Akademinë” që mban emrin e tij në Athinë, në një kopsht pranë “tempullit të muzave” . Ky zbulim i rëndësishëm, sipas asaj që është bërë e ditur, është për shkak të një leximi të ri të një papirusi të Filodemus Epikurianit, i cili përmban Historinë e “Akademisë”.

I gjithë kërkimi ka nisur tre vjet më parë dhe do të përfundojë në vitin 2026. U zbuluan në një papirus një mijë fjalë të reja, krahasuar me më herët.

Studiuesit italianë shtojnë se nga ky lexim i ri “duket se Platoni u shit si skllav që në vitin 404 para erës sonë, kur spartanët pushtuan Eginën, ose, ndryshe, në vitin 399 p.e.s., menjëherë pas vdekjes së Sokratit”.

Deri më tani, kjo ngjarje e veçantë përmendej gjithmonë në 387 para Krishtit dhe në periudhën kur Platoni ishte në Sirakuzë, Siçili./abcnews.al