Pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Bologna, trajneri i Romës, De Rossi u shpreh se ekipi i tij nuk ishte në të njëjtën formë si në ndeshjet e tjera që ka luajtur së fundmi.
Në fjalët e tij për mediat, ai theksoi se Bologna luan mirë, ndërsa uroi kundërshtarin për fitoren.
“Ndoshta ne ishim më pak në formë se herët e tjera, por Bologna luan mirë, ata lëvizin shumë dhe të bëjnë të dukesh më pak brilant. Urime për ta, që nuk vodhën asgjë. Ndeshja ishte e ekuilibruar, në pjesën e parë ishim më të rrezikshëm, por nuk arritëm të dilnim nga gjendja ku ishim.
Kishte pak nervozizëm, nuk mund të lejojmë që një karton i verdhë të na nervozojë sepse nuk e vendos kartoni ndeshjen. Pavarësisht se nuk ia dolëm të merrnim një rezultat të mirë, djemtë performuan deri në fund”, deklaroi De Rossi./h.ll/abcnews.al