Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani deklaroi se vizitën e filloi duke takuar kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.
Hasani i ka shprehur Plenkoviçit mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.
Ndër të tjera, Hasani shtoi se me Kroacinë, Shqipëria pret të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković. Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian. Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkruan Hasani në Facebook./abcnews.al