Është praktikisht e mbyllur, teksa gjithçka mbetet është vetëm mbarimi i 90 minutave të rregullta, me “Zikaltërit” e Inter, që kanë arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës, përballë “Kuqezinjve”, të Milan, duke “hipotekuar” një tjetër fitore në “Derbi della Madonnina”.
Pasi rikuperon një top, në hyrje të zonës së Milan, Thuram driblon bukur “Kuqezinjtë” dhe me një goditje tokazi, nga 16 metra distancë nga porta, dërgon topin pas shpatullave, të francezit, Mike Maignan. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al