Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Gjatë fjalës së saj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova ka bërë shumë përpara dhe se është transformuar.
Ajo nënvizoi se nuk po lulëzon vetëm në kufijtë e saj. “Është kthyer në një aleat ndërkombëtar, jo vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu shtoi se Kosova po tregon se është e gatshme për të dhënë dhe se po vendos lidership në agjendat e përbashkëta.
Më tej presidentja Osmani, shtoi se Serbia ka treguar se nuk po bashkëpunon, dhe se është ajo që po pengon procesin e integrimit.
“Ne jemi duke punuar që askush të mos përjetojë atë që ne kemi përjetuar, dhunën gjenocidale. Regjimi i Serbisë funksionon në të njëjtën formë. Kujtojmë se edhe së fundmi Serbia ka vazhduar me sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë, sulmi në 2023. Siç është folur nga Shtëpia e Bardhë , Serbia ka vendosur një prezencë ushtarake dhe kanë testuar dronët iranianë në kufirin me Kosovën. Këto janë mesazhet që po tregojnë me fqinjët e tyre. Javën që shkoi, pas suksesit të Kosovës në KiE një organizatë e të drejtave të njeriut, Serbia ndaloi pasagjerë duke lënë pa ujë dhe medikamente edhe fëmijë. Po ashtu edhe një punonjës i policisë së Kosovës u mbajt për orë të gjata.
/abcnews.al/