Polonia shpreh “gatishmërinë” të vendosë armë bërthamore në territorin e saj

schedule16:10 - 22 Prill, 2024

schedule 16:10 - 22 Prill, 2024

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se janë “të gatshëm” të vendosin armë bërthamore në territorin e tyre nëse NATO vendos të forcojë krahun e saj lindor.

Në një intervistë për gazetën “Fakt” me qendër në Poloni, Duda bëri vlerësime lidhur me mundësinë për vendosjen e armëve bërthamore në vendin e tij. Ai theksoi se “Rusia ka militarizuar edhe më shumë rajonin e Kaliningradit në perëndim të vendit dhe se kohët e fundit ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi”.

Ndarja e armëve bërthamore mes Polonisë dhe SHBA-së po diskutohet prej kohësh. Nëse aleatët tanë marrin vendim për të vendosur armë bërthamore në territorin tonë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi të gatshëm për këtë“, tha Duda.