OKB: Izraeli nuk ka dhënë ende prova se disa punonjës të UNRWA janë pjesë e grupeve terroriste

schedule15:47 - 22 Prill, 2024

schedule 15:47 - 22 Prill, 2024

Izraeli nuk ka dhënë ende prova mbështetëse për pretendimin e tij se një numër i konsiderueshëm i stafit të UNRWA ishin anëtarë të organizatave terroriste, sipas një raporti të ri të OKB-së.

Një rishikim i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), e udhëhequr nga ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna, ka gjetur se grupi ka korniza të forta për të siguruar pajtueshmërinë me parimet e neutralitetit humanitar, megjithëse çështjet vazhdojnë.

Ky rishikim u nis pasi Izraeli pretendoi se 12 staf të UNRWA-s kishin marrë pjesë në sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, të cilat shkaktuan luftën në Gaza.

Një organ mbikëqyrës i OKB-së po shqyrton këto pretendime në një hetim të veçantë. gjencia e lajmeve Reuters raporton se ka shqyrtuar një kopje të raportit përfundimtar, i cili do të publikohet më vonë sot.

Izraeli kishte bërë pretendime publike bazuar në një listë të personelit të UNRWA-s që iu dha në mars se “një numër i konsiderueshëm” i stafit të grupit ishin “anëtarë të organizatave terroriste”, thuhet në raport.

“Megjithatë, Izraeli ende nuk ka dhënë prova mbështetëse për këtë,” shton ai. Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, ngrinë donacionet për grupin pas akuzave të Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!