Britani, dy persona akuzohen për spiunazh për Kinën

schedule14:23 - 22 Prill, 2024

schedule 14:23 - 22 Prill, 2024

Dy persona akuzohen për spiunazh për Kinën në Angli. Lajmin e konfirmon Policia Metropolitane, që tregon identitetet e të dyshuarve, 32-vjeçari Christopher Berry, nga Witney në Oxfordshire dhe 29-vjeçari Christopher Cash, 29 vjeç nga Whitechapel, Londër. Të dy akuzohen për ofrimin e informacioneve për Kinën.

“Kemi punuar ngushtë me Prokurorinë dhe hetimi na ka sjelle në akuzimin e dy personave. Jemi të vetëdijshëm se ka interes publik dhe mediatik për këtë rast, por do t’u kërkojmë të tjerëve të përmbahen nga çdo koment apo spekulim i mëtejshëm, në mënyrë që procesi i drejtësisë penale të ecë para”, tha ai.

/abcnews.al