Sunak dhe Stoltenberg do të vizitojnë Varshavën të martën

schedule14:13 - 22 Prill, 2024

schedule 14:13 - 22 Prill, 2024

Vizita e kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Varshavë nesër të martën është pjesë e planit të Polonisë për të zgjeruar pozicionin e saj në Evuopë, tha  të hënën kryeministri polak Donald Tusk.

“Vizita e nesërme e kryeministrit britanik dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s do të jetë një vazhdim i misionit tim për të rindërtuar dhe zgjeruar pozicionin e Polonisë në politikën e sigurisë,” theksoi Tusk, duke folur para gazetarëve.

“Siguria e Polonisë është në qendër të vëmendjes sime. Jemi në rrugën e duhur. Nuk kam pasur kurrë përshtypje kaq të fortë se njerëzit në Evropë po dëgjojnë zërin e Polonisë”, siç theksoi ai.

Qeveria pro-BE e Tusk, në pushtet që nga dhjetori, është zotuar të përmirësojë pozicionin e Polonisë në Bashkimin Europian dhe marrëdhëniet me qeveritë perëndimore pas tetë vjet sundimi nacionalist.

I pyetur në lidhje me mundësinë që Polonia t’i bashkohet një nisme për të ofruar sisteme Patriot në Ukrainë, Tusk theksoi se kjo nuk ishte e mundur, por “ka lloje të tjera armësh që ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore.

/abcnews.al