Ushtria ruse do të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë kombëtare nëse Polonia ka armë bërthamore.
Kjo deklaratë vjen nga Kremlini, siç raporton Tass, në përgjigje të komentit të presidentit polak, Andrzej Duda, i cili tha se vendi i tij ishte i gatshëm të merrte armë bërthamore.
“Nëse aleatët tanë bien dakord për vendosjen e armëve bërthamore në territorin tonë për të forcuar sigurinë e krahut lindor të NATO-s, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, tha më herët Duda.
Krahu lindor i NATO-s po përballet me vendosjen e armëve të reja ruse në Kaliningradin fqinj, si dhe në Bjellorusi./abcnews.al