Tajvani goditet nga 4 tërmete të njëpasnjëshme

schedule12:08 - 22 Prill, 2024

schedule 12:08 - 22 Prill, 2024

Katër tërmete me magnitudë 4.1 deri në 5.3 janë regjistruar në pjesën lindore të Tajvanit që nga mesnata e së dielës, sipas Administratës Qendrore të Motit (CËA).

Një tërmet me magnitudë 5.3 u raportua n ëorën 00:35 të mëngjesit të së hënës, 24.1 kilometra në veri-verilindje të Hualien County Hall, në një thellësi prej 23.1 km.

Tërmeti u pasua nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.8, i cili goditi brigjet e Hualien në orën 2:53 të mëngjesit. Epiqendra e tij ishte 5.5 km në jug të Hualien County Hall, në një thellësi prej 16.6 km.

CWA gjithashtu regjistroi dy tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.3 në orën 8:01 dhe 8:03 të mëngjesit, respektivisht. Të dyja goditën në brigjet e Oqeanit Paqësor dhe kishin të njëjtën epiqendër, 39.4 km në verilindje të sallës së kontesë Hualien, në të njëjtën thellësi prej 8.1 km.

Katër tërmetet u raportuan disa javë pasi një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Tajvanin më 3 prill, duke vrarë 17 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 1,100.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!