Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zakharova për ndihmën e re për Ukrainën: Amerika do të përjetojë një Vietnam të ri

schedule18:37 - 21 Prill, 2024

schedule 18:37 - 21 Prill, 2024

Vendimi i kongresmenëve amerikanë për të miratuar ndihmën e re për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, tregoi se Uashingtoni po hyn shumë më thellë në një luftë hibride kundër Moskës, e cila do të përfundojë në poshtërimin e tyre, siç ishte në Vietnam dhe Afganistan, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova.

Ajo vuri në dukje se tani është e qartë se Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të “luftojë deri në Ukrainën e fundit” dhe të vazhdojë sulmet ndaj territorit sovran rus dhe civilëve, raporton Reuters.

Rusia, shtoi ajo, do t’i përgjigjet “pa kushte dhe vendosmërisht” vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u përfshirë edhe më shumë në luftën në Ukrainë.

Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky tha se paketa e ndihmës së SHBA do të nënkuptojë se Kievi “do të funksionojë pak më gjatë, më shumë para do të futen në xhepat e dikujt, do të vidhen më shumë armë dhe dhjetëra mijëra ukrainas. do të shkojë në mulli për mish”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!