Mediat ruse dhe disa kanale në Telegram kanë raportuar për shpërthime në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e pushtuar nga rusët.
Në anën tjetër edhe autoritetet ruse pranuan se një anije është sulmuar me raketa.
Si pasojë e këtij sulmi, ura e Krimesë është mbyllur për qarkullim, kurse shpërthimet janë dëgjuar edhe në gjirin e Sevastopolit.
Rusët thanë se anija u godit me raketa, ndërsa deri më tani ukrainasit nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.