Vuçiç shkarkon kritikun e Kurtit/ Shqiprim Arifi: Vijon tradita e Millosheviçit

schedule19:36 - 20 Prill, 2024

schedule 19:36 - 20 Prill, 2024

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi është shkarkuara nga detyra.

Lajmin e njoftoi vetë Arifi përmes rrjeteve sociale ku shkruan se është shkarkuar në mënyrë të dhunshme nga pushteti autoritar i Beogradit.

“Duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviçit të viteve të 90 ta, në mënyrë të dhunshme më shkarkuan nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës”, ka thënë ai.

Arifi shkruan se shkarkimi i tij vjen pas dënimit nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor. Sipas tij Vuçiç ka kohë që po kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviçit, Serbia e sotshme e Vuçiçit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qytetarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjent e pandërprerë e politikave të Vuçiçit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Akuza për shkarkimin e tij Arifi hedh edhe ndaj atyre që i cilëson “shqipfolës serbofil”.

“Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiçin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”, thote ai.

Në vend të tij, sipas Arifit, është krijuar një organ i përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme dhe në krye të Preshevës është vendosur Ragmi Mustafa.

Shqipërim Arifi njofton se për shkarkimin e tij ka lajmëruar edhe partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE ndërsa siguron se edhe pse jo aktiv në politikë do të vijojë luftën ndaj padrejtësisë dhe diskriminimit.

/abcnews.al/