Përfshirja si heronj lufte të rënët pas vitit ‘44 në ekspozitën për 75 vjetorin e çlirimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“, sipas historianëve është absurde. Historianët e periudhës thonë se nuk i është marrë mendim për listën e heronjve të ekspozuar. Ana Lalaj dhe Sonila Boçi shprehen kundër përfshirjes së politikës në histori.
Nderimi i heronjve të luftës është domosdoshmëri, por mënyra se si nderohen është me po aq rëndësi sa edhe vetë data historike. Vendosja e figurave si Nuri Luçi, Ndrec Ndue Gjoka apo Fejzi Miçolli mes heronjëve të vërtetë, ngjall provokim sipas historianes së periudhës së luftës Ana Lalaj.
Ndërsa Sonila Boçi, historiane e periudhës thotë se përzgjedhja e figurave duhej bërë më me kujdes.
Burhan Çanga, me fotrografi në duar ndodhet përballë valëvitjes së heronjëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai shpreh indinjatën e tij për studentin e violinës në Bukuresht Teofik Halil Çangën i cili është vrarë nga gjermanët në Kosovë.
Por historianët janë të mendimit se titulli hero i popullit i dhënë në periudhën e diktaturës duhet të rishihet pas 29 vitesh demokraci.
A do bëjmë politike, apo ngjarje historike kjo është pyetja kryesore që ngrenë historianët në emër të kujtesës dhe të luftës. /abcnews.al