Ambasada britanike në Tiranë, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar para bashkisë Tiranë. Në reagimin e asaj ambasada britanike dënon aktet e dhunës, ndërsa bën thirrje që mosmarrëveshjet dhe konfliktet të zgjidhen përmes proceseve demokratike
REAGIMI
Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.
/abcnews.al/