G7 bën thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

schedule12:44 - 19 Prill, 2024

schedule 12:44 - 19 Prill, 2024

Ministrat e jashtëm të G7 kanë bërë thirrje për përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas raportimeve për një sulm izraelit ndaj Iranit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. G7 do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim”, thuhet në një deklaratë të Samitit të G7 pas takimit në Capri të Italisë.

Izraeli zgjodhi të hakmerret ndaj Teheranit dhe në oret e para të mëgjësit të kësaj të enjteje kreu një sulm ndaj territorit Iranian.

Lajmi u raportua fillimisht nga mediat amerikanne të cilat citonin zyrtarë të qeverisë në Washington. Hakmarrja e Tel Avivit vjen si një kundërpërgjigje mbi sulmin e paprecedentë që Irani kreu mbrëmjen e të shtunës ndaj Izraelit duke lëshua rreth 300 raketa dhe drone që u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar se nuk ka pasur dëmtime në objektet bërthamore të Iranit.

Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë së OKB-së Rafael Mariano Grossi theksoi se objektet bërthamore nuk duhet të jenë një objektiv në konfliktet ushtarake dhe kërkoi “përmbajtje ekstreme nga të gjithë”.

Një zyrtar amerikan ka thënë se Izraeli kishte lajmëruar SHBA, por ato nuk e miratuan sulmin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!