Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të premte në Kavajë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Break”, në pranga ka rënë shtetasi Rakip Meçaj, i cili në korrik të vitit 2022 ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.