Zyrtarët amerikanë kanë ngritur sërish shqetësime me homologët e tyre izraelitë në lidhje me planet e Izraelit për operacione ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Shtëpia e Bardhë tha se përfaqësuesit e kryeministrit të Izraelit kishin rënë dakord “të merrnin parasysh këto shqetësime”. SHBA i ka kërkuar vazhdimisht Izraelit që të mos nisë një ofensivë të madhe në Rafah për të shmangur më shumë viktima civile në Gaza.
SHBA vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së për t’i dhënë statusin e anëtarit të plotë një Shteti të Palestinës.
Në një zhvillim tjetër, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për të “diskutuar kërcënimet rajonale dhe veprimet destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme”.
Ushtria izraelite tha se ka goditur dhjetëra objektiva në Gaza.
/abcnews.al