Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtrimi me vizat për në SHBA, ambasada në Tiranë me agjentë të posaçëm për të luftuar korrupsionin

schedule10:30 - 5 Nëntor, 2019

schedule 10:30 - 5 Nëntor, 2019

Agjentë dhe hetues specialë në Ambasadën e SHBA në Tiranë po hetojnë dhe analizojnë çdo rast abuzimi me vizat dhe falsifikimin e dokumenteve. Ambasada Amerikane bën të ditur se nga bashkëpunimi me Policinë e Shtetit janë çuar pas hekurave si dhe janë larguar nga detyra edhe zyrtarë të korruptuar që abuzonin me dokumentet drejt SHBA.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar të gjithë abuzuesit dhe shkelësit e ligjit që mashtrojnë përmes falsifikimit të dokumentave se do të marrin dënime maksimale për këto vepra penale.

Një njësi speciale me hetues të posaçëm në bashkëpunim edhe me prokurorë shqiptarë dhe efektivë të Policisë së Shtetit po funksionon në ambasadën amerikane. Në rrjetet e ambasadës kanë rënë edhe zyrtarë të Policisë dhe punonjës në pikat kufitare.

Selia diplomaitke e SHBA në Shqipëri ka njoftuar se çdo javë do të prezantojë një nismë të ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe këtë herë në fokus ishin abuzuesit me vizat dhe prodhuesit e dokumentave fals./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!