Shqipëria është vlerësuar me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike në Forumin Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale momente nga dorëzimi i këtij çmimi.
Rama bëri të ditur se programi për mbrojtjen e veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe Juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Award Europe 2024”.
Po ashtu, Instituti i Sigurimeve Shoqërore që po merr pjesë në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu edhe me “Certifikata Merite” për 3 praktika: digjitalizimi i arkivës së sigurimeve shoqërore; përmirësimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore nëpërmjet raporteve elektronike mjekësore (e-Raporte); si edhe për të gjitha shërbimet e tjera të ofruara online.
Kryeministri theksoi se Shqipëria u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve dhe 119 praktikave të tjera të prezantuara gjatë këtij konkursi, ku vlerësohen institucionet novatore dhe që kanë në fokus përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Postimi i plote:
SHQIPËRIA vlerësohet me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike në Forumin Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë?
✅Programi për mbrojtjen e veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe Juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Award Europe 2024”?
Instituti i Sigurimeve Shoqërore që po merr pjesë në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu edhe me “Certifikata Merite” për 3 praktika:
✅Dixhitalizimi i arkivës së sigurimeve shoqërore;
✅Përmirësimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore nëpërmjet raporteve elektronike mjekësore (e-Raporte);
✅si edhe për të gjitha shërbimet e tjera të ofruara online.
Shqipëria u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve dhe 119 praktikave të tjera të prezantuara gjatë këtij konkursi, ku vlerësohen institucionet novatore dhe që kanë në fokus përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve