Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme evropiane.
Në favor të Kosovës ishin plot 131 ligjvënës evropianë, ndërsa kundër i dolën 29 të tjerë. 11 delegatë të tjerë vendosën të “heshtin” duke abstenuar në votimin e rëndësishëm për Prishtinën.
Ambasadori i Shqipërisë në KiE, Dastid Korreshi në një intervistë në “Tirana Live” në Abc News u shpreh surpriza ishte delegacioni i Turqisë, pasi surprizoi me pjesëmarrjen e saj në Asamble.
“Votat kundër nuk kishin asnjë argument sepse ishin kundër dhe po t’i shihni me kujdes janë amendime që nuk kanë lidhje më Këshillin e Europës. Edhe vota që u dha kundër Kosovës është vote subjektive. Ne e dinim hartën se cilët do ishin vendet që do rreshtoheshin abstenim dhe kundër. Mua më surprizoi Turqia, 18 delegatë që votuan pro. Sa i përket votës kundër, kishim shpresa nga Spanja të kishte dy apo tre vota pro. Sa i përket Malit të Zi, e dinim., Dhe kur u siguruam që vendet e mëdha do kishim votat e mjaftueshme, aty ndaluan edhe lobimet e tjera”, u shpreh Korreshi.
Ndër të tjera tha Korreshi tha se Hungaria në qëndrimet zyrtare nuk është kundër Kosovës, por ka një votë kundër dhe kjo nuk është e mirë.
Gjithashtu shtoi se tashmë lobimi për Kosovën do të forcohet.
“Sekretaria i Asamblesë po përgatit dokumentacionin që do t’i përcillet Komitetit të Ministrave në rang ambasadorë do të duhet ta fusë në agjendës e 16 majit dhe do të shihet se si do të avancohet. Rezultati shpresojmë të jetë pozitiv”, tha ai.
/abcnews.al/