Armando Sadiku “rrëmben” trofeun në Indi, renditet mes 5 lojtarëve më të mirë të kampionatit indian

schedule09:08 - 17 Prill, 2024

schedule 09:08 - 17 Prill, 2024

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.

Në një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Sadiku foli për eksperiencën e tij në kampionatin indian të futbollit.

Ai u shpreh se ka dhe një vit tjetër në kontratë që do të qëndrojë po në të njëjtin kampionat, ndërsa për të ardhmen tha se nuk i dihet. Sadiku renditet mes 5 lojtarëve më të mirë të kampionatit indian.

Atmosfera ishte shumë e mirë, ishin 70 mijë njerëz. Ka pasur dhe rreth 20 mijë njerëz të tjerë jashtë stadiumit. Presioni ishte shumë i lartë, pasi ne ishim 2 pikë më pak se skuadra tjetër rivale. Na duhej vetëm fitorja. Këtë kampionat kam shënuar 8 gola. Tani ne do të luajmë në “Champions Leage” të Azisë.

Për sa i përket të ardhmes, kam edhe 1 vit për të qëndruar në bazë të kontratës. Ideja është që ta mbyll dhe një vit tjetër këtu. Jam i kënaqur, edhe me pagesë. Pas 1 viti… do të shohim. Kur erdha në Indi isha me shumë dyshime, një vend shumë larg, mendoja se do humbja kombëtaren. Në fillim u hasa me vështirësi, por muajt e fundit u përshtata shumë mirë.

Unë kam kontakte me stafin e kombëtares dhe do ishte një ëndërr që do të bëhej realitet për mua.“, tha Sadiku. /abcnews.al